Tryeza e Rrumbullakët për Strategjinë e CSR

Rrjeti CSR Kosova me 19 Dhjetor 2017 organizoj Tryezën e Rrumbullakët për të diskutuar Stategjinë e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative me palët e interesit, duke perfshirë këtu organizatat shtetërore, organizatat ndërkombëtare, përfaqesues të Universiteteteve, shoqëri civile, asociacionet e biznesit dhe anetarët e Rrjetit CSR.

Panelistë në Tryezë për të folur rreth rolit të CSR në shoqëri dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm ishin: Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z Besim Beqaj, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, Drejtori Gjeneral i Bankës Raiffeisen, z. Robert Wright, dhe Drejtori Gjeneral i Sharrcem, z. Thomas Glavas.

Në tryezë u prezantua dhe diksutua Strategjia për Përgjegjësi Shoqërore Korporative për tre vitet e ardhshme 2018-2020, dhe kishte folës nga sektore te ndryshëm. Znj. Venera Hajrullahu nga KCSF theksoi rëndësinë e shoqërise civile në promovimin e parimeve të CSR, kurse z. Edon Kalludra foli rreth praktikave më të mira të BE, dhe pjesmarrësit tjerë komentuan rreth rolit të CSR për shoqërine.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre dhe kontributin në Strategjinë e parë të CSR.